Dua dhe Callum: pamje elegante dhe tërheqëse në rrugët e Parisit

nga D. V.

Dua Lipa ka tërhequr vëmendjen gjatë Javës së Modës në Paris, teksa u shfaq në një takim me të fejuarin e saj, aktorin Callum Turner.

Këngëtarja 30-vjeçare u pa duke ecur krah tij në rrugët e kryeqytetit francez, duke reflektuar stil dhe vetëbesim.

Artistja zgjodhi një paraqitje të guximshme me xhins të dyfishtë, duke lënë të dukshme reçipetat e zeza me dantellë poshtë një xhakete të zbërthyer me dekolte të thellë.

Pamjen e kompletoi me çizme të larta ngjyrë kafe me gëzof, një pallto të gjatë lëkure në ngjyrë jeshile të errët dhe një çantë Chanel, ndërsa Callum u shfaq më minimalist, me xhinse blu dhe një xhaketë bomber të zezë prej lëkure.

Çifti, i cili nisi lidhjen në janar 2024 dhe konfirmoi fejesën në qershor të po atij viti, u pa disa herë së bashku në Paris, gjithmonë të buzëqeshur dhe të kapur për dore.

Më herët këtë javë, ata u fotografuan edhe jashtë Grand Palais, pas një eventi mode.

Kjo paraqitje vjen në një periudhë shumë të suksesshme për Dua Lipën edhe në aspektin profesional.

Së fundmi është bërë e ditur se këngëtarja i ka shtuar pasurisë së saj rreth 70 milionë funte (afërsisht 82 milionë euro), falë të ardhurave nga muzika live dhe projektet e saj muzikore.

Me një karrierë në kulm dhe një fejesë të konfirmuar, Dua Lipa po shijon një nga periudhat më të ndritura të jetës së saj personale dhe profesionale.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More