Kombëtarja shqiptare do të nisë të hënën përgatitjet për një nga ndeshjet më të rëndësishme të eliminatoreve të Kupës së Botës 2026, atë ndaj Serbisë, që do të zhvillohet në Leskoc më 11 tetor.
Kombëtarja e Shqipërisë ka nisur përgatitjet për ndeshjen e eliminatoreve të Kupës së Botës ndaj Serbisë.
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka para kësaj ndeshjeje ka folur për rëndësinë që ka.
Ai ka dhënë sinjale që nëse Shqipëria nuk kualifikohet, mund të ketë diskutime për ndryshimin e stafit të kombëtares.
“Nuk është e vërtetë që ne kemi vendosur nëse do të fitojë apo jo në këtë ndeshje Sylvinho do të vendosë fatet e tij. Ajo që ne kemi thënë është që nëse do të kualifikohemi, nuk ka asnjë motiv që të diskutojmë për të cënuar apo ndryshuar stafin. Nëse ne nuk do të kualifikohemi, padyshim që do të ketë diskutime, qoftë nga ne, qoftë nga stafi i tij apo ai vetë. Kështu që nuk është kjo ndeshja që do të vendosë nëse Sylvinho do të jetë apo jo më tej”, ka thënë Duka në një intervistë për Top Channel.
Ai është shprehur optimist se Shqipëria do nxjerrë tre pikë nga kjo ndeshje.
“Fitorja do të na bënte më të sigurt për të arritur objektivin e play off-it, ndërsa barazimi na mban në lojë. Por ne hyjmë në fushë për tre pikët dhe jemi të ndërgjegjshëm që janë shumë të vështira për t’u marrë. Askush nuk mund të mendojë se ne jemi favoritë. Unë mendoj që kjo është një ndeshje e hapur dhe ne i kemi mundësitë për të marrë 3 pikë”, u shpreh drejtuesi i FSHF-së.
Duka ka komentuar edhe ndërrimin e vendit ku do zhvillohej ndeshja, nga Beogradi në Leskoc.
“Nuk shoh as avantazh të madh dhe as disavantazh të madh në spostimin e vendit ku do të zhvillohet ndeshja. E rëndësishme është që të jetë një fushë shumë e mirë, ku mund të shprehen lojtarët me kushte të mira dhe kaq”, u shpreh ai.
Drejtuesi i Federatës Shqiptare të Futbollit ka thënë se kombëtarja ka kualitet dhe grup më të mirë se Serbia