E rëndë në Shkodër, 55-vjeçari i jep fund jetës me armë gjahu

nga D. V.

Rreth orës 07:20 të mëngjesit të sotëm, në fshatin Bardhaj, është raportuar një ngjarje tragjike. Në banesën e tij dyshohet se është vetëvrarë me armë gjahu shtetasi L. D., 55 vjeç.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe motivet e kësaj ngjarjeje.

Materialet paraprake i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More