Eddie Murphy thotë se nuk jep e as nuk merr këshilla nga askush

nga D. V.

Ylli 64-vjeçar, Eddie Murphy, konsiderohet si një nga komedianët më të mirë të të gjitha kohërave, por ai i reziston tundimit për të ndarë njohuritë dhe përvojën e tij me komedianë të tjerë të rinj, duke vërejtur se “asnjë person nuk e përjeton njëjtë eksperiencën”.

“Unë nuk isha asnjëherë një prej atyre që mund të jepja ndonjë këshillë, as dy njerëzve, a 8 miliardëve në gjithë planetin. As dy njerëz nuk e kanë eksperiencën e njëjtë, kështu që unë asnjëherë nuk jap këshillë e as nuk marr nga dikush”, ka thënë ai. “Kur unë kam dalë në skenë ishte një botë krejt tjetër, krejt tjetër biznes”.

Eddie është fokusuar në karrierën e tij gjatë dekadave të fundit. Sidoqoftë ai e ka menduar edhe mundësinë e rikthimit në stand-up komedi në të ardhmen.

“Unë jam i hapur sërish për këtë mundësi. Dhe nëse ndonjëherë rikthehem ta bëj sërish, do të bëj shumë qejf. Nëse unë bëj qejf, atëherë mund të themi se vërtetë po funksionon”, ka thënë ai.

Ylli hollivudian është i fokusuar aktualisht në dokumentarin e ri të Netflixit të quajtur “Being Eddie”, ku përfshinë komedianë të tjerë që flasin për Eddien dhe ndikimin e tij në karrierën e tyre.

“Është ndjesi shumë e mirë, të dish se ti ke ndikim të mirë në karrierën e njerëzve që vijnë pas teje e të cilët të kanë shikuar. Ka qenë gjithmonë ndjenjë shumë e mirë”, ka thënë ai.

Gjatë këtij viti më herët, Pete Davidson ka deklaruar se Eddie e ka inspiruar atë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More