Edi Kuçi bënë reagimin e tij të parë pas largimit nga Big Brother VIP Kosova

nga D. V.

Pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova, Edi Kuçi ka vendosur të thyejë heshtjen që mbante prej ditësh. Ish-banori, i cili u largua pas një televotimi ku vendimi iu la publikut, kishte zgjedhur të mos bëjë asnjë deklaratë gjatë periudhës së fundit, një qëndrim ndryshe nga shumica e banorëve që shpërndajnë menjëherë përvoja dhe reagime.

Përmes një postimi në Instagram, Edi ka paralajmëruar se do të flasë nesër.

“Nesër. 20:00. Kam me thënë diçka. Ka qenë koha me hesht. Tash është koha me fol,” – shkruan ai në njoftimin e tij të shkurtër.

Ky paralajmërim lë të kuptohet se Kuçi ka shumë për të ndarë lidhur me përvojën e tij në Big Brother VIP Kosova. Mbetet për t’u parë se çfarë do të zbulojë dhe kujt do t’i drejtohet pas javëve të tensionuara brenda shtëpisë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More