Përmbytjet në Kërçovë, grumbullohen ndihma për familjet e evakuuara

Nga B.M
673 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 9 janar – Ekipet e Kryqit të Kuq në bashkëpunim me QMK-në janë në terren dhe u ndihmojnë familjeve që kanë pësuar dëme nga përmbytjet në vendin tonë. Ata janë fokusuar posaçërisht në Kërçovë, ku i kanë evakuuar 110 persona.

“Kryqi i kuq i RMV-së në bashkëpunim me QMK-në nga dita e djeshme është aktiv në terren, posaçërisht në rajonin e Kërçovës, me kërkesë të Kryqit të Kuq lokal të Kërçovës dhe QMK-së është deponuar një sasi e madhe e ushqimit, batanijeve dhe të gjitha gjërave të nevojshme, të cilët janë kërkuar nga Kryqi i Kuq lokal i Kërçovës. Ekipet e njësisë intervente janë në gatishmëri dhe në qoftë se është e nevojshme do të dalin përsëri në terren. Fokusi është vetëm në Kërçovë, sepse ka pësuar më tepër në këto vërshime.”, – deklaroi Argjent Çilafi nga Kryqi i Kuq.

Nga Kryqi i Kuq thonë se donatorët lokalë kanë kërkuar nga Kryqi i Kuq që të hapet fondi për xhirollogari, ku qytetarët të mund të donojnë për familjet e prekura nga përmbytjet. 

Nga Qendra për Menaxhim me Kriza kanë njoftuar se për shkak të përmbytjeve që kanë goditur pjesë të vendit si pasojë e reshjeve të shiut, në Koçan dhe Ohër po ndërhyhet me mekanizëm, për shkak të daljes së lumenjve nga shtrati. 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër