Ekonomia reale dhe ajo virtuale po fillojnë të përplasen/Thikat e Counter-Strike 2 vënë në lëvizje Bankën Qendrore të Rusisë…

nga D. V.

Në çdo episod të “Top Tech” me Mateo Kadriun zbulojmë të rejat më të fundit nga bota e madhe e teknologjisë. Me informacione dhe gjithçka të detajuar rreth risive dhe mundësive që po na ofrohen çdo ditë sidomos nga Inteligjenca Artificiale me avancimin e projekteve nga më të ndryshme.

Thikat dhe skin-et në Counter-Strike 2

Më 24 tetor ndodhi ajo që askush nuk e kishte parashikuar — çmimet e thikave dhe skin-eve në Counter-Strike 2 ranë si kurrë më parë, dhe “fajtori” kryesor thuhet të jetë vetë kriza ekonomike në Federatën Ruse. Po flasim për thika që kushtonin sa një rrogë mujore, e sot s’i merr dot as për një darkë në fast food.

Situata u bë aq serioze sa edhe Banka Qendrore e Rusisë ndërhyri, duke deklaruar se “tregu i thikave virtuale është jashtë kontrollit.” Merre me mend— një institucion financiar që merret me ekonomi reale, po mundohet të qetësojë panikun në një treg virtual lojtarësh me adrenalinë.

Kjo “mini-krizë” digjitale erdhi në të njëjtën ditë kur Komiteti Ndërkombëtar Olimpik refuzoi pjesëmarrjen e sportistëve rusë dhe bjellorusë në kualifikimet për Lojërat Dimërore 2026.

Ekspertët mendojnë se ky fenomen tregon diçka më të thellë — se ekonomia reale dhe ajo virtuale po fillojnë të përplasen. Kur një lëvizje monedhe ndikon në çmimin e një thike imagjinare, e kupton që jetojmë në një botë ku edhe inflacioni ka… level-up.

Në fund të ditës, na mbetet vetëm një pyetje: a do shpëtojë rubla para se të bjerë edhe “Karambit Fade”?

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More