Zbuloni si t’i stilizoni fundet e shkurtra këto ditë sipas inspirimit nga vajzat me ndikim
Stina sjell freski në çdo aspekt, nga atmosfera, tek ngjyrat dhe gardëroba jonë. Dhe një element po zë vendin kryesor në trendet e reja: fundi mini. Edhe pse nuk ka dalë kurrë plotësisht nga moda, këtë sezon ai kthehet në një version më të sofistikuar dhe më të guximshëm.
Nga pasarela në rrugë
Që nga modelet prej mëndafshi e deri te ato të lehta e valëzuese, variantet mini po pushtojnë pistat dhe rrugët e kryeqyteteve të modës. Në sfilatën e Chanel, fundi u ridizenjua në një pamje krejt të re: i kombinuar me elemente dhe detaje tjera, duke krijuar një kontrast elegant mes klasikës dhe modernes.

Ndërsa pasarelat u mbushën me prerje të guximshme, vajzat IT tashmë e kanë sjellë këtë trend në rrugë. Claire Rose ka përqafuar një stil autentik à la française, ndërsa Sylvie Mus demonstroi se si një fund i shkurtër duket mjaft elegnat kur kombinohet me një xhaketë xhinsi dhe këpucë me taka të ulëta të holla, transmeton Telegrafi.

Mini sportive dhe “tenniscore”
Brendet sportive nuk kanë mbetur pas. Tory Sport prezantoi versione të plisuara të fundeve mini, të kombinuara me atlete retro dhe çorape deri tek kyçi, duke risjellë trendin e njohur si tenniscore – një estetikë sportive, por njëkohësisht elegante. Ky kombinim është ideal për fundin e stinës, kur kërkohet një stil i rehatshëm, dinamik dhe urban.

Pse mini nuk shuhet kurrë?
Fundi i shkurtër, që nga vitet ’60 e tutje, është shndërruar në simbol të rinisë, lirisë dhe guximit. Sot, ai shihet jo vetëm si një pjesë verore, por edhe si një element i duhur që mund të përshtatet me çdo stil:
▪ me këmisha të mëdha,
▪ me xhaketa elegante,
▪ ose me atlete për një kombinim modern dhe të rehatshëm.

Një gjë është e sigurt: mini nuk është vetëm modë, por një deklaratë stili. Këto ditë, ai nuk do të mungojë në asnjë gardërobë të dashuruar pas modës.