Futbollisti shqiptar nga Shkupi, që luan për ekipin turk Konyasport, Enis Bardhi është bërë baba për herë të parë.
Lajmin e ka bërë të ditur ekipi, i cili ka zbuluar se futbollisti do të ketë një vajzë të cilën e ka emëruar me emrin Aja.
“Futbollisti ynë Enis Bardhi dhe bashkëshortja e tij e çmuar Festina sollën në jetë vajzën e tyre, të cilën e quajtën Aya. I urojmë familjes Bardhi përzemërsisht dhe i dëshirojmë vogëlushes Aya një jetë të lumtur dhe të shëndetshme”, shkruhet në njoftimin e ekipit.
Jetë të gjatë dhe me shëndet!