Enkileda Carja shkëlqen në Lojërat Islamike, vendos dy rekorde botërore

nga D. V.

Peshëngritësja 17-vjeçare Enkileda Carja vijon të bëhet krenari për Shqipërinë.

Pas triumfit në Evropianin e të rinjve në Durrës, ku fitoi tri medalje ari, ajo shkëlqeu edhe në Lojërat e Solidaritetit Islamik, duke fituar dy medalje argjendi dhe vendosur dy rekorde botërore.

Në kategorinë 63 kilogramë, Carja ngriti 97 kg në shkëputje, dhe 116 kg në shtytje, të dyja duke shënuar rekorde botërore për të reja.

Ndërkaq, në fund të tetorit, në Kampionatin Evropian të Peshëngritjes që u zhvillua në Durrës, peshëngritësja theu 6 rekorde europiane dhe fituar 3 medalje ari.

Carja theu 3 rekorde evropiane në stilin e shkëputjes (95 kg, 97 kg dhe 98 kg) dhe fitoi medaljen e artë në kategorinë 63 kg.

Gjithashtu, në stilin e shtytjes, Carja theu 3 rekorde të tjera, (113 kg, 116 kg, 118 kg), duke fituar me dalje ari në shtytje dhe në dygarësh.

Ky sukses i ri vërteton talentin e jashtëzakonshëm të Enkiledës dhe vendos Shqipërinë në hartën ndërkombëtare të peshëngritjes.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More