Erkan Arifi i dha mjaftë Likovës tani radhën e kanë qytetarët!

nga I.A

Shkup, 10 shtator – Zgjedhjet lokale janë të një rëndësie të veçantë, pasi komunat janë institucionet e lidhura drejtpërdrejt me qytetarët. Pothuajse në gjitha fjalimet e politikanëve pozitë e opozitë përmendet Likova në këtë konktekst, që ndryshimi do të ndodhë nga Likova deri në Strugë. Pra, i bie që Likova është pikënisja e komunave shqiptare, e për t’i dhënë kuptim kësaj Likovës i duhet një kryetar që punon dhe vepron. Pa mëdyshje një emër i tillë është, Erkan Arifi, kryetari aktual i Komunës së Likovës i cili me urtësinë e tij arriti ta materializojë ndryshimin nga fjalët në vepër, shkruan Zhurnal.

Si ishte Likova para Erkan Arifit?

Për shumë vite, Komuna e Likovës ishte sinonim i stagnimit dhe vendnumërimit. Infrastruktura e dobët, mungesa e ujit të pijshëm në disa fshatra, rrugë të paasfaltuara dhe kushte të vështira për zhvillim ekonomik e social ishin realitet i përditshëm. Shumë lagje mbeteshin të izoluara gjatë dimrit për shkak të infrastrukturës së papërshtatshme, ndërsa shkollat funksiononin me kushte minimale, shpesh pa ngrohje adekuate apo ambiente të përshtatshme për nxënësit. Likova para ardhjes së Erkan Arifit në krye të komunës ishte një vend i harruar nga institucionet.

Po, edhe kryetari para Arifit i përkiste partisë së njëjtë por ja që i mungonte vullneti dhe dëshira për të punuar në dobi të qytetarëve. Duke u nisur nga kjo premisë kuptojmë që nuk ka rëndësi emblema partiake për zgjedhje lokale, peshë të veçantë ka kandidati, pra, individi i cili merr përgjegjësi.

Me marrjen e mandatit, Erkan Arifi, nisi një qasje të re ndaj menaxhimit lokal punë konkrete, transparencë dhe vendosje të prioriteteve që prekën drejtpërdrejt jetën e qytetarëve. Sot, Likova nuk është më ajo komunë e lënë pas dore por një hapësirë në zhvillim të vazhdueshëm.

Uji në çdo fshat –

Një nga projektet më të mëdha dhe më të ndjeshme për banorët ishte sigurimi i ujit të pijshëm. Fshatra që për vite të tëra vuajtën mungesën e ujit, sot kanë rrjet funksional që garanton furnizim të qëndrueshëm. Ky hap solli jo vetëm lehtësim për qytetarët, por edhe përmirësim të standardit të jetesës.

A është turp të flitet në vitin 2025 për ujë të pijshëm? Po, sigurisht sepse ky shërbim është dashtë të përfundojë shumë më herët, por tani barra bie mbi ata që nuk e kanë menduar e lëre më përfunduar këtë projekt jetik të kësaj zone.

Asfaltimi dhe begatonizimi –

Likova ka ndryshuar pamje totale falë asfaltimit të rrugëve dhe begatonizimit të lagjeve. Aty ku dikur kishte baltë dhe gropa, sot ka rrugë standarde dhe të rregulluara. Ky investim nuk është thjesht estetik pasi ka hapur rrugë për qarkullim më të sigurt, lidhje më të mira ndërmjet fshatrave dhe nxitje të lëvizjes ekonomike.

Përmirësimi i kushteve në shkolla –

Arsimi u vendos në prioritet. Shumë shkolla janë renovuar, klasat janë përmirësuar dhe infrastruktura arsimore është ngritur në një nivel tjetër. Investimi në arsim është investim në të ardhmen dhe kjo ka qenë një nga shtyllat kryesore të qeverisjes së Arifit.

Projekte të tjera zhvillimore kanë të bëjnë me përmirësim i ndriçimit publik në qendra dhe lagje. Investime në hapësira publike dhe parqe e mbështetje për sportin dhe aktivitetet rinore. Nuk janë lënë anash as zgjidhjet graduale të problemeve të kanalizimeve në disa zona.

Pse i duhet edhe një mandat Erkan Arifit?

Çdo ndryshim i madh kërkon kohë më të gjatë. Transformimi i një komune si Likova, e cila për dekada kishte mbetur prapa nuk mund të përfundojë brenda një intervali të shkurt kohor të kufizuar. Projektet e nisura kanë nevojë për vazhdimësi në mënyrë që të mos mbesin përgjysmë. Erkan Arifi ka treguar se di të menaxhojë, se ka vizion dhe mbi të gjitha se është i lidhur me problemet e qytetarëve.

Mandati tutje do të ishte garanci për përmbylljen e projekteve të nisura dhe hapjen e një kapitulli të ri zhvillimi për Likovën. Në fund të ditës, qytetarët janë ata që duhet të vendosin a do të zgjedhin të vazhdojnë rrugën e filluar me rezultate konkrete, apo të rrezikojnë një rikthim pas?

Kujtojmë që, Likova e para dhe pas Erkan Arifit është shembulli më i mirë se si vizioni dhe përkushtimi i drejtuesit lokal mund të ndryshojnë jetën e një komuniteti të tërë. Sot, qytetarët janë në kryqëzim të rëndësishëm të vazhdojnë me rrugën e zhvillimit që tashmë ka nisur ose të lënë gjithçka të mbetet në gjysmë. Për Likovën, ky vendim është vendimtar. /Zhurnal.mk

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More