Është shpallur konkurs për punësime të përhershme në Spitalin klinik të Tetovës

nga D. V.

Tetovë, 24 korrik – Pas protestave të persosnave të angazhuar me honorar në Spitalin klinik të Tetovës dhe premtimeve që autoriteteve qendrore se do të marrin punësime të përhershme, sot është shpallur konkurs.

Drejtori i Spitlait klinik Tetovë, Ersen Elezi sot në konferencë për shtyp informoi se institucioni i tij ka shpallur konkurs publik për punësim të 119 kuadrove çër personel mjekëor, përderisa për personat e tjerë nga pjesa e administratës do të hspallet konkurs tjetër nga ana e Agjencisë për administratë.

“Ky hap ka për qëllim t’i përforcojë kapacitetet kadrovike dhe t’i përmirësojë shërbimet shëndetësore për qytetarët.Ky konkurs paraqet numrin më të madh të punësimeve me vendime të përhershme që nga themelimi i spitalit klinik në Tetovë. Ky konkurs paraqet hap, të rëndësishëm drejt avancimit të sistemit shëndetësor lokal dhe mundësi reale për profesionistët nga fusha të japin kontributin e tyre në një institucion të rëndësishëm publik. Të gjitha procedurat ligjore, do të kryhen nga ana e shërbimit administrativ”, theksoi Elezi.

Në pyetje të gazetarëve nëse do të jenë ligjore punësimet duke pasur parasysh afrimin e zgjehdjeve lokale, ai u përgjigj se do të jetë në suaza ligjore.

“Ne do të punojmë në atë dhe nuk do të ketë problem që janë zgjehdjet lokale.Mendoj se do të realizohet para tyre. Konkurs sipas ligjit pesë ditë do të thotë deri të hënën. Procedura është pas parashtrimit të dokumenteve, do të ketë testim nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë”, theksoi Elezi.

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu para dy ditëve ishte në takim me personat të cilët në Spitlain klinik Tetovë punojnë me kontratë në vepër. Grupi i infermierëve, teknikëve, motrave mjekësore, administratës, si dhe mjekë në fund të majit dhe në fillim të qershorit mbatën disa protesta publike me qëllim që të alarmojnë për nevojën e punësimeve të përhershme në institucion.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More