Eurodeputetët do të debatojnë Propozim-raportin e Vajcit për vendin

nga D. V.

Shkup, 8 korrik  – Parlamenti Evropian përsërit mbështetjen e tij të plotë për angazhimin e vazhdueshëm dhe të qëndrueshëm të Maqedonisë së Veriut për aderim në BE-në dhe për ndryshimet e nevojshme transformuese të nevojshme për të përmbushur kriteret e aderimit, lëvdon angazhimin e vendit për integrimin evropian dhe inkurajon përpjekjet e vazhdueshme për të çuar përpara reformat e harmonizuara me BE-në pavarësisht sfidave dhe dështimeve që kanë testuar durimin dhe besimin e shoqërisë maqedonase, bëhet  e ditur në Propozim-raportitn e eurodeputetit austriak Tomas Vajc mbi raportet e Komisionit Evropian për vendin për 2023 dhe 2024, për të cilat deputetët do të debatojnë sot si pjesë e sesionit të kësaj jave në Strasburg.

Në Dokumentin bëhet e ditur se vendi ka statusin e kandidatit për anëtarësim në BE nga viti 2005, se përfundoi me sukses procesin e skriningut në dhjetor të vitit 2023 dhe se aspiratat e qytetarëve për t’u anëtarësuar në Bashkim kanë çuar në përparim në drejtim të demokracisë dhe reformave socio-ekonomike, megjithatë procesi i aderimit vazhdon të përballet me vonesa për arsye të ndryshme.

“(PE) nënvizon se aderimi në BE mbetet çështje e vullnetit politik në përmbushjen e kritereve dhe zbatimin e detyrimeve që janë marrë përsipër, në raport me zbatimin e reformave të nevojshme dhe miratimin e amandamenteve kushtetuese,” thuhet në Propozim-Raportin, me ç’rast përkujtohet në nevojën e ruajtjes së momentumit dhe besueshmërisë së procesit të integrimit në BE.

Në Dokumentin thuhet se në përputhje me detyrimet e tij nga konkluzionet e Këshillit të korrikut të vitit 2022, vendi “duhet të zbatojë ndryshimet kushtetuese në mënyrë që të përfundojë menjëherë fazën fillestare të negociatave aderuese”, dhe se autoritetet maqedonase “kanë propozuar zgjidhje për ndryshimet kushtetuese që nuk plotësojnë kërkesat e konkluzioneve të Këshillit të korrikut 2022”.

Në pikën K të dokumentit theksohet se Këshilli “nuk përjashtoi pa mëdyshje vendosjen e kushteve të reja të mëtejshme për fillimin e negociatave të aderimit”, kështu që në nenin 3 eurodeputetët i bëjnë thirrje Këshillit Evropian “të sinjalizojë publikisht dhe pa mëdyshje se Këshilli synon të marrë shpejt dhe pa kushte një vendim pozitiv për të kaluar në fazën tjetër të negociatave të aderimit me Maqedoninë e Veriut pasi të përmbushen kushtet e konkluzioneve të tij të 18 korrikut të vitit 2022, duke respektuar plotësisht gjuhën dhe identitetin maqedonas…”.

Një ndryshim i përbashkët i këtij neni 3 u propozua nga eurodeputetët Andzhej Halicki në emër të Partisë Popullore Evropiane (PPE), Ketlin Van Brempt në emër të Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve (SD) dhe Dan Barna në emër të grupit liberal “Le të Rinovojmë Evropën” (RE), i cili propozon fshirjen e pjesës së tekstit: “respektimi i plotë i gjuhës dhe identitetit maqedonas…”.

Më tej në nenin 3, shtohet se PE inkurajon të gjitha partitë politike në vend të angazhohen në një dialog konstruktiv për të arritur konsensusin e nevojshëm për ndryshimet kushtetuese, i cili “do të forconte karakterin multietnik të vendit dhe do të përshpejtonte përparimin e tij drejt anëtarësimit në BE”, duke theksuar se forcimi i lidhjeve midis komuniteteve të ndryshme etnike është “thelbësor për të përmirësuar kohezionin social dhe për të siguruar një qeverisje më efikase” dhe duke u bërë thirrje shteteve anëtare, Këshillit dhe Komisionit të mbrojnë parashikueshmërinë dhe besueshmërinë e procesit të aderimit në mënyrë që të ruajnë mbështetjen e fortë për pranimin në vendet e mbuluara nga procesi i zgjerimit. Në pikën L të propozim -raportit, rikujtohet se “BE ka treguar në mënyrë të përsëritur njohjen e gjuhës dhe identitetit maqedonas”, por një amendament i përbashkët i propozuar nga Halicki, Van Bremmt dhe Barna në emër të grupeve të tyre propozon fshirjen e plotë të kësaj pike.

Уставните измени значат вклучување на неколку малцинства во Уставот на Северна Македонија, и само сакам да разјаснам едно, ова е барање што Северна Македонија треба да го исполни во согласнос

Për dallim prej tyre, Vajci propozon qëndrimin në pikën L dhe shtimin e një pike të re L-a që do të lexonte: “pasi çështjet e gjuhës, identitetit dhe kulturës janë në thelb të ndjeshme, veçanërisht në kontekstet që përfshijnë narrativa komplekse historike dhe shtete të reja të pavarura”.

“(PE) mirëpret angazhimin e popullit maqedonas për integrimin në BE dhe mbështetjen që ka treguar për këtë projekt dy dekada që nga fillimi i procesit; i bën thirrje Komisionit të bëjë gjithçka që është e mundur për të ndihmuar autoritetet e Maqedonisë së Veriut të arrijnë hapat e nevojshëm para se të hyjnë në fazën tjetër të negociatave, si dhe më tej në procesin e negociatave, për të ndihmuar në përmbushjen e pritjeve të qytetarëve dhe vendit dhe për të ndjerë të gjitha masat e integrimit gradual në strukturat e BE-së, të cilat do të rrisin besimin në BE dhe vlerat e saj demokratike”, bëhet e ditur në raportin.

Në dokumentin gjithashtu përkujtohet se procesi i aderimit nuk duhet të përdoret për të zgjidhur mosmarrëveshjet dypalëshe, për të penguar përparimin në rrugën evropiane të bazuar në meritë ose për të shtypur interesat më të gjera strategjike të Bashkimit, por mosmarrëveshjet e tilla duhet të zgjidhen përmes dialogut të hapur dhe bashkëpunimit të mirëfilltë.

“Negociatat e aderimit duhet të ndjekin një rrugë të qartë, të udhëhequr nga kritere objektive dhe vetëm në bazë të meritës dhe përmbushjes së kritereve të aderimit (kriteret e Kopenhagës), të cilat kërkojnë reforma të thella në fushat themelore, si dhe praninë e institucioneve të qëndrueshme që garantojnë demokracinë, sundimin e së drejtës, të drejtat e njeriut dhe respektimin dhe mbrojtjen e pakicave”, shtohet në dokumentin.

Në nenin 7 të raportit, PE “riafirmon rëndësinë e njohjes dhe respektimit të qartë të gjuhës dhe identitetit maqedonas si pjesë integrale e trashëgimisë dhe rendit kushtetues të kombit, por edhe të vlerave evropiane, vëren se institucionet evropiane, në raportet e vendeve dhe dokumentet zyrtare, në mënyrë të përsëritur i referohen gjuhës maqedonase në përputhje me njohjen ndërkombëtare dhe zbatimin e Marrëveshjes së Prespës dhe konfirmon se respektimi i identitetit gjuhësor, kulturor dhe kombëtar është një komponent themelor i procesit të aderimit në BE dhe një gur themeli i shoqërive demokratike, gjë që do të konfirmohet më tej nga aderimi në familjen e kombeve evropiane.”

Por edhe për këtë nen, deputetët Halicki, Van Bremmt dhe Barna propozojnë, në emër të grupeve të tyre, një ndryshim për të fshirë pjesën nga fillimi në fjalët “Marrëveshja e Prespës”, duke lënë kështu vetëm pjesën e fundit pas fjalëve “konfirmon se respektimi…”.

Vajci, nga ana tjetër, propozon vendosjen e një neni të ri 7-a, i cili thotë: “Njoh ekzistencën e interpretimeve të ndryshme në lidhje me origjinën e gjuhës dhe identitetit maqedonas; thekson se raporti nuk ka për qëllim të paragjykojë ose kufizojë diskursin shkencor për këto çështje, as interpretime të tilla nuk ndikojnë në vlerësimin e Kuvendit për përparimin e Maqedonisë së Veriut drejt pranimit në BE, i cili mbetet i bazuar në kriteret dhe parimet e Kopenhagës për marrëdhënie të mira fqinjësore, dhe në përputhje me kriteret e dakorduara në konkluzionet e Këshillit të korrikut të vitit 2022.”

Në dokument, eurodeputetët përsërisin thirrjet e tyre për të përmirësuar kapacitetin e BE-së për të vepruar duke reformuar mënyrën e vendimmarrjes, duke përfshirë vendosjen e votimit me shumicë të kualifikuar për hapat në procesin e pranimit, veçanërisht për fillimin e negociatave dhe hapjen dhe mbylljen e grupeve dhe kapitujve të negociatave.

“(PE) mirëpret Instrumentin e ri të Reformës dhe Rritjes për Ballkanin Perëndimor, i cili do të sigurojë 750 milionë euro grante dhe hua për Maqedoninë e Veriut kur të plotësojë kushtet e përcaktuara në Agjendën e saj të Reformave dhe në këtë kontekst, mirëpret Agjendën e shkëlqyer dhe ambicioze të Reformave, e cila përcakton qëllime dhe objektiva të qarta, transparente dhe u bën thirrje autoriteteve të përqendrohen në zbatimin rigoroz të saj,” thuhet në raportin.

Në këtë kontekst, i bën thirrje vendit të intensifikojë përpjekjet për forcimin e sundimit të së drejtës dhe pavarësisë gjyqësore, duke përfshirë emërimin e gjykatësve dhe funksionimin e Këshillit Gjyqësor, për të luftuar korrupsionin, reformimin e administratës publike dhe përmirësimin e transparencës dhe përqendrimit të pronësisë së medias, si dhe inkurajon zbatimin e mëtejshëm të masave sistematike për të siguruar transparencë dhe efikasitet në qeverisje.

Зачленувањето на Северна Македонија во НАТО, очекуваниот почеток на преговорите за членство на земјава и на Албанија во ЕУ и парламентарните избори во нашата држава, заедно со оние во Србија

Në dokumentin vihen në dukje mjetet që vendi merr nga anëtarët individualë të BE-së dhe bashkëpunimin e mirë me ta, por gjithsesi “paralajmëron kundër forcimit të aleancave me regjimet joliberale”.

Propozim-raporti shoqërohet nga një “Deklaratë sqaruese” nga Vajci, i cili është raportues i PE për vendin, duke deklaruar se dokumenti synon të sigurojë një vlerësim të ekuilibruar të kontekstit kompleks politik në vend, duke u bërë thirrje gjithashtu aktorëve politikë në vend të promovojnë reformat dhe të respektojnë marrëveshjet e kaluara, dhe që institucionet e BE-së dhe vendet anëtare të parandalojnë bllokadat e ardhshme dypalëshe dhe t’i ofrojnë vendit garancitë e nevojshme dhe mbështetjen e duhur.

“Me zbatimin e suksesshëm të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit (2001), vendi u bë model në rajon për zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve etnike përmes dialogut dhe mirëkuptimit të ndërsjellë. Vetëm katër vjet pas nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje, Maqedonisë së Veriut iu dha statusi i kandidatit në vitin 2005 dhe ka qenë prej kohësh një lider në rajon. Vendi ka ndërmarrë reforma mbresëlënëse dhe të vështira – duke përfshirë një ndryshim historik të emrit – por procesi i aderimit të tij është penguar për një kohë të gjatë nga mosmarrëveshjet dypalëshe. Në vitin 2022, për të tejkaluar veton e Bullgarisë për negociatat e aderimit, BE përfshiu kërkesat e Bullgarisë në konkluzionet e Këshillit në lidhje me aderimin e Maqedonisë së Veriut, me BE-në që vepronte si garantuese e zbatimit të tyre. I ashtuquajturi propozim francez, megjithatë, krijoi një precedent shqetësues duke lejuar që procesi i aderimit të përdoret për të zgjidhur mosmarrëveshjet kulturore dhe historike. Megjithëse kjo marrëveshje përfundimisht çoi në heqjen e vetos, Konferencën e parë Ndërqeveritare më 19 korrik 2022 dhe fillimin e skriningut, ajo gjithashtu kërkon që Maqedonia e Veriut të ndryshojë Kushtetutën e saj për të përfshirë pakicën bullgare. Sesionet e skriningut për të gjashtë grupet përfunduan deri më 7 dhjetor të vitit 2023 dhe vendi do të mund të kalojë në fazën tjetër të negociatave sapo të miratohen ndryshimet kushtetuese”, shprehet Vajci në deklaratën.

Ai më tej thekson se vitet e dështimeve dhe premtimeve të papërmbushura kanë çuar në frustrim, zhgënjim dhe rënie të vazhdueshme të mbështetjes publike në vend për integrimin në BE, por kohët e ndryshimeve të mëdha në rendin botëror ndërkombëtar siç e di Evropa kanë rinovuar një ndjenjë urgjence dhe kanë krijuar mundësi të rëndësishme për të çuar përpara procesin e aderimit.

“Të gjithë aktorët politikë, veçanërisht deputetët nga koalicioni qeverisës dhe Qeveria, duhet ta shfrytëzojnë këtë moment dhe të angazhohen në dialog konstruktiv për të arritur një konsensus për ndryshimet e lartpërmendura kushtetuese. BE-ja dhe shtetet anëtare të saj duhet ta mbështesin plotësisht këtë përpjekje, duke përfshirë dhënien e garancive se ndryshimet kushtetuese nuk do të çojnë në kërkesa të mëtejshme dypalëshe”, theksoi Vajci.

DUI leader Ali Ahmeti said Tuesday his words relating to Alfa and Telma TV stations during a party event in Gostivar over the weekend did not refer to them but resulted from various reactions

Deputeti austriak thekson më tej se vendi ka përgatitur një agjendë reformash të shkëlqyera dhe ambicioze, “ndoshta një nga më të mirat në rajon” dhe zbatimi i saj rigoroz do ta vinte vendin përsëri në rrugën e duhur, veçanërisht në fusha kyçe si lufta kundër korrupsionit, sigurimi i pavarësisë së gjyqësorit, reformimi i administratës publike dhe përmirësimi i gjendjes me lirinë e mediave.

Megjithatë, sipas Vajcit, disa zhvillime të fundit, duke përfshirë vendimin e vendit për t’u përmbajtur nga rezoluta e fundit evropiane për Ukrainën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ndërsa bashkë-sponsorizoi rezolutën e SHBA-së në shkurt 2025, “kanë ngritur shqetësime midis mbështetësve të Maqedonisë së Veriut në BE për trajektoren e saj afatgjatë.”

“Sinqerisht shpresoj se të gjitha palët – autoritetet e Maqedonisë së Veriut, institucionet e BE-së dhe vendet fqinje – do ta njohin urgjencën e momentit dhe do të veprojnë me vendosmëri për të ecur përpara. Sa i përket përgjegjësisë së kësaj Dhome, unë jam i përkushtuar të ndërtoj një aleancë të qëndrueshme, konstruktive, pro-evropiane, pro-demokracisë dhe zgjerimit në mbështetje të aderimit të Maqedonisë së Veriut në BE. Shpresoj se do të siguroj mbështetjen e çdo anëtari që ndan këtë qëllim”, shton Vajci në deklaratën sqaruese.

Votimi ndaj Propozim-rezolutës së Vajcit është planifikuar për vazhdimin e nesëmr të seancës së kësaj jave të Parlamentit Evropian në Strasburg.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More