“Faleminderit partneres sime” – Timothee Chalamet shfaqet i emocionuar në Critics Choice

nga D. V.

Në Critics Choice Awards 2026, momenti më i komentuar i mbrëmjes ndodhi kur Timothee Chalamet u shpall Aktori më i Mirë për rolin e tij në “Marty Supreme” dhe shpërtheu në lot duke i shprehur dashurinë Kylie Jenner.

Në të njëjtën kohë, fytyra e ftohtë dhe serioze e Michael B. Jordanit tërhoqi menjëherë vëmendjen e publikut, duke u kthyer në një nga momentet virale të natës.

Kontrasti mes emocioneve të Chalamet dhe reagimit të Jordan u bë menjëherë objekt memesh dhe komentesh në rrjetet sociale.

Chalamet e mbylli fjalimin duke thënë: “Dhe së fundmi, faleminderit partneres sime prej tre vitesh. Faleminderit për fondacionin tonë”, ndërsa Jenner iu përgjigj publikisht: “Të dua”.

Në fund, “Marty Supreme” nuk fitoi çmimin kryesor, që shkoi për filmin “One Battle After Another” të Leonardo DiCaprio-s, por momenti emocional i Chalamet dhe kontrasti me Jordan mbeti më i diskutuar. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More