Faton Pollozhani takon Ali Ahmetin

nga Redaksia

Tetovë, 3 prill – “Sot pata kënaqësinë të takoj kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim z. Ali Ahmeti, me të cilin zhvilluam një takim të frytshëm mbi sfidat dhe prioritetet që na presin. Diskutuam për forcimin e bashkëpunimit dhe koordinimin e veprimeve për të adresuar nevojat e qytetarëve dhe për të vazhduar përpjekjet tona për zhvillimin e Strugës dhe të gjithë rajonit.

BDI mbetet e përkushtuar për të sjellë zgjidhje konkrete dhe për të çuar përpara projektet që garantojnë zhvillim dhe stabilitet. Me vizion të qartë dhe përkushtim maksimal, do të vijojmë rrugën tonë drejt progresit dhe përfaqësimit dinjitoz të qytetarëve të Strugës dhe mbarë vendit.”, njofton Faton Pollozhani

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More