Faturat për energjinë elektrike, 30 qytetarë kanë dorëzuar ankesa

nga Redaksia

Shkup, 1 shkurt – Komisioni Rregullator për Energjetikë deri më tani ka marrë rreth 30 ankesa sa i përket shumës së faturave të energjisë elektrike dhe ky numër nuk devijon nga numri i ankesave që marrim zakonisht në një periudhë kur ka çmim të ri, tha kryetari i KRRE-së Marko Bislimoski.

Ai në intervistë për “Deutsche Welle” tha se qytetarët duhet ta shfrytëzojnë mundësinë e vetëleximit të njehsorëve.

“Qytetarët duhet ta shfrytëzojnë mundësinë për ti lexuar vetë. Ne e prezantuam atë disa vite më parë. Ajo gjendje e njehsorit që do të raportojë qytetari është e detyrueshme që EVN ta zbatojë në faturat e tyre”, tha Bislimoski.

Sipas Rregullave për trajtimin e kundërshtimeve dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, konsumatorët nëse janë të pakënaqur me furnizuesin ,shumën e faturës apo cilësinë e shërbimit, fillimisht duhet të kontaktojnë EVN-në, e më pas nëse refuzohen duhet të paraqesin kundërshtim tek KRRE.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More