Fetai: Arsovska e poshtëroi BDI

nga Xh M

Shkup, 6 tetor – Zv.kryeministri, Arben Fetai ka publikuar listën e udhëheqësve të sektorëve në Qytetin e Shkupit. Sipas asaj të shihet në këtë listë, në 20 sektorët e këtij institucioni nuk ka asnjë shqiptar. Për këtë situatë, Fetai ka akuzuar BDI-në.

Më poshtë mund ta lexoni të plotë postimin e zv.kryeministrit, Arben Fetai.

Një Arsovska, me kaçikun e vet, e poshtron një BDI të tërë dhe bashkë me ta, po tenton edhe mbi 120.000 shqiptarë të Shkupit.

Nga 20 sektorë sa ka administrata e Qytetit të Shkupit të udhëhequr nga koalicioni Arsovska-BDI, asnjë nuk po u udhëhiqka nga kuadro shqiptare. Kjo është shkelje e Amendamentit VI të Kushtetutës dhe e ligjit për vetëqeverisje lokale.

Pastaj të njëjtit patriotë na flasin për vasalitet e poshtrim të shqiptarëve. Ata që pak pushtet e disa tenderë me furça pastrimi janë dorëzuar para një Arsovska, të izoluar nga të gjitha anët dhe pa peshën më të vogël politike. Ku ka vasalitet më të madh se ky?

Përndryshe, Qyteti i Shkupit apo cilado komunë që shkel në këtë mënyrë Kushtetutën dhe ligjin kur është fjala për përfaqësimit e drejtë dhe adekuat, nuk meriton që ne si qytetarë t’ia paguajmë taksat por as që të përfitojë fonde nga lart.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More