Fetai në takim me NDI: Integriteti i komunave dhe zgjedhjet lokale në qendër të diskutimit

nga D. V.

Shkup, 23 shtator – Zëvendëskryeministri, Arben Fetai, zhvilloi sot një takim miqësor me përfaqësuesin e NDI-së, David Sip.
Në takim u diskutua mbi zbatimin e projektit “Komunitete me Integritet”, përgatitjet për mbledhjen e dytë të Këshillit Këshillëdhënës që do të mbahet në nëntor 2025, si dhe mbi procesin e zgjedhjeve lokale të 19 tetorit.

Fetai informoi për punën e kabinetit dhe organizimin e mbledhjes së dytë të trupit ndërresorial, e cila do të mbahet më 29 shtator në Qeveri. Nga ana tjetër, përfaqësuesi i NDI-së informoi mbi projektin “Forcimi i Sistemeve të Integritetit në Komuna”, që po zbatohet në gjashtë komuna të vendit, si dhe mbi bashkëpunimin e vazhdueshëm me Komisionin për Parandalimin e Korrupsionit. “Nga ana ime, i informova mbi punën e kabinetit dhe organizimin e mbledhjes së dytë të trupit ndërresorial, e cila do të mbahet më 29 shtator 2025 në Qeveri. Nga NDI na informuan edhe mbi projektin “Forcimi i Sistemeve të Integritetit në Komuna”, i cili po zhvillohet në gjashtë komuna, si dhe mbi bashkëpunimin që kanë me Komisionin për Parandalimin e Korrupsionit në luftën kundër korrupsionit”, njofton Fetai.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More