Fillon kontrolli i përbashkët kufirar Jazhincë – Glloboçicë me Kosovën

nga Xh M

Tetovë, 28 maj – Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski së bashku me kolegun nga Kosova, Xhelal Sveçla janë takuar sot në vendkalimin kufitar Jazhincë – Glloboçicë me qëllim që të shënohet fillimi i sistemet për kontroll të përbashkët të integruar kufitar (e njohur me emtin One Stop).

Toshkovski theksoi se tani do të ketë transfer më të madh të udhëtarëve me Republikën e Kosovës për shkak se kontrolli është vendosur në dy vendkalimin kufitare Bllacë dhe Jazhincë.

“Vënia në funksion e vendkalimin kufitar Bllacë ka rezultuar shumë funksionale, shpresoj që edhe këtu të kemi funksionalitet absolutisht më të mirë, transferim më të shpejtë të qytetarëve tanë, të gjitha me qëllim që të kemi komunikimin më të mirë të mundshëm si dy vende. Zbatimi i kësaj mundësie do të vazhdojë me Republikën e Serbisë dhe Republikën e Shqipërisë, në mënyrë që ta zbatojmë atë fjalë për fjalë në të gjitha ato kufij ku është e mundur, në kohën më të shkurtër të mundshme, në mënyrë që qytetarët në Ballkan të mund të komunikojnë, të lëvizin dhe të ushtrojnë të gjitha ato të drejta sa më shpejt të jetë e mundur”, theksoi Pançe Toshkovski.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Mjedisit Jetësor, Izet Mexhiti vlerësoi se seanca ndërqeveritare që e kishin dy shtetet është baza për këtë arritje.

“Nëse kishim dyshime nëse Bllaca do të funksiononte me sukses, sepse po bënin krahasime me sistemin në Tabanovcë dhe në pikat e tjera kufitare, jemi dëshmitarë se Bllaca, pika kufitare më e frekuentuar, ka radhë të gjata, pritje të gjata dhe ankesa nga qytetarët. Sot, sipas standardeve evropiane, duhet të presësh vetëm një ose dy minuta. Po tregojmë qartë se jemi të përkushtuar sepse u zgjodhëm për t’u shërbyer qytetarëve, për të lehtësuar lëvizjen e tyre. Ashtu siç ishte me Bllacën, tani Tetova me siguri do të jetë më afër Prishtinës dhe anasjelltas”, theksoi Izet Mexhiti.

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, theksoi gjithashtu se bashkëpunimi midis dy shërbimeve policore dhe doganore do të mundësojë lëvizjen më të lehtë të qytetarëve në të dyja anët e kufirit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More