“Financial Times”: Trump: Donbasi duhet të “copëtohet” për t’i dhënë fund pushtimit rus

nga D. V.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha dje në mbrëmje se mendon që Ukraina dhe Rusia duhet të ngrijnë vijën e frontit dhe t’i japin fund konfliktit, gjë që do të përfshinte ndarjen e rajonit lindor të Donbasit.

“Rajoni Donbasit duhet të “ndahet”, duke e lënë pjesën më të madhe të tij në duart e Rusisë, për t’i dhënë fund një lufte që ka zgjatur për gati katër vjet”, tha Trump.

“Le të ndahet ashtu siç është. Është ndarë tashmë, mund ta lënë ashtu siç është tani”, shtoi ai.

“Ata mund të negociojnë diçka më vonë. Por tani për tani, të dyja palët e konfliktit duhet “të ndalen në vijën e betejës – të shkojnë në shtëpi, të ndalojnë së luftuari, të ndalojnë së vrari njerëz”, tha Trump në bordin e avionit presidencial “Air Force One”, gjatë kthimit nga Florida në Uashington.

Zelensky u takua të premten me Trump në Uashington.

“Financial Times”, duke cituar burime të paidentifikuara, raportoi se Trump dyshohet se i ka kërkuar Zelensky gjatë takimit të tyre – që të hiqte dorë nga i gjithë Donbasi për t’i dhënë fund luftës.

Një veprim i tillë do t’i lejonte presidentit rus, Vladimir Putin të arrinte një nga objektivat e tij kryesorë të luftës që filloi në shkurt 2022.

Trump tha se mendonte se rreth 78% e territorit ishte “marrë nga Rusia”, duke shtuar se nevojitet një armëpushim në fushën e betejës dhe se të dyja palët duhet të merreshin me detajet më vonë.

Para vitit 2014, rajoni industrial i Donbasit kishte një popullsi prej afërsisht 6,5 milionë banorësh dhe ishte thelbi i industrisë së rëndë të Ukrainës, i pasur me qymyr dhe hekur.

Megjithatë, shumë miniera dhe fabrika ishin tashmë të vjetruara në atë kohë.

Dorëzimi i rajoneve të Donetskut dhe Luhanskut nënkupton se Rusia do të fitonte territore pa luftë, të cilat nuk kishte qenë kurrë në gjendje t’i pushtonte ushtarakisht.

Përveç kësaj, Kievi do të humbiste një brez mbrojtës të fortifikuar mirë në pjesën ende të kontrolluar nga Ukraina të Donbasit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More