Shkup, 12 nëntor – Kryetrari i Kuvendit, Afrim Gashi ka njoftuar se ka realizuar takim me Rita Kolumbija, Koordinatoren e Përhershme të Kombeve të Bashkuara në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
“Diskutuam për bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet Kuvendit dhe OKB-së, si dhe për mundësitë për thellimin e këtij partneriteti në fusha me rëndësi për zhvillimin e qëndrueshëm, të drejtat e njeriut, demokracisë dhe qeverisjen e mirë.
Theksuam rëndësinë e përfshirjes aktive të Kuvendit në proceset zhvillimore dhe reformuese, si dhe vlerësuam mbështetjen e agjencive të OKB-së në avancimin e agjendës demokratike dhe shoqërore të vendit”, ka shkruar kryeparlamentari Gashi.
