Gjeorgjia bën surprizën, debutuesit mundin Portugalinë dhe kualifikohen për në 1/8-at

nga Xh M

Gjeorgjia është një nga surprizat më të mëdha të Europianit, pas fitores 2-0 përballë Portugalisë në Gelsenkirshen.

Sfida nisi mjaft mirë për gjeorgjianët, të cilët kaluan në avantazh me Kvaratskhelian që në minutën e 2’ të takimit. Portugezët provuan me Ronaldon dhe Felix, por pa mundur dot ta gjenin golin e barazimit, me gjeorgjianët që dyfishuan shifrat në minutën e 57’ me Mikautadze falë një penalltie.

Kështu Gjeorgjia avancon për më tej, duke u kualifikuar si një nga katër vendet e treta më të mira, ndërsa Portugalia e kishte siguruar që pas takimit me Turqinë vendin e parë në Grupin F.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More