Gjërat që një mashkull sheh tek një femër, në takimin e parë

nga D. V.

Padyshim që çdo mashkull pëlqen tipare të ndryshme tek një grua. Megjithatë ekzistojnë disa karakteristika në trupin e një gruaje që i tërheqin gati të gjithë meshkujt.

Bel të hollë dhe të pasme të mëdha

Sipas studimeve meshkujt i lidhin këto karakteristika me lindjen e fëmijëve. Pavarësisht kësaj, shumica e meshkujve dëshirojnë që një grua të ketë bel të hollë dhe të pasme të mëdha.

Zëri i lartë

Zëri i lartë tek gratë dhe vajzat është shenjë e feminilitetit dhe rinisë, të dy këto tipare janë tërheqëse për meshkujt.

Flokët

Flokët e plotë, të gjatë dhe plotë shkëlqim janë shumë tërheqës. Edhe kjo është shenjë e shëndetit dhe fertilitetit.

Buzëqeshja

Padyshim që njerëzit e buzëqeshur dhe të lumtur janë më shumë tërheqës dhe të bukur. Por, shkenca po ashtu ka zbuluar se sa më të bardhë të jenë dhëmbët aq më tërheqëse është gruaja në sytë e një mashkulli.

Sa më pak grim

Ndoshta mendoni se errësimi i syve dhe buzët e trasha do ju bëjnë më të bukur, por mesa duket jo, pasi pamja natyrale është më e pëlqyer për meshkujt. Sipas studimit, meshkujt preferojnë gratë të cilat përdorin sa më pak grimin.

Veshja me ngjyrë të kuqe

Ngjyra e kuqe shpesh lidhet me dashurinë dhe me pasionin. Shkencëtarët kanë zbuluar se ngjyra e kuqe rrit tërheqjen dhe joshjen.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More