Gjykata e Apelit lë në fuqi masën e sigurisë për ish-drejtorin e IT në policinë e shtetit

nga D V

Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për ish drejtorin e IT në policinë e shtetit Ervin Muça.

Ervin Muça do të vijojë masën e sigurisë arrest në shtëpi. Ish-drejtori i IT në policinë e shtetit ka kërkuar të hetohet pa masë me argumentin se nuk ka shkelur ligjin.

Ervin Muça akuzohet për “hyrje të paautorizuar kompjuterike”, sipas paragrafit të dytë që parashikon nga 3 deri në 10 vite burg.

Sipas dosjes hetimore, mesnatën të 2 gushtit të vitit të kaluar, ish-drejtori i lartë i policisë në bashkëpunim me persona të tjerë të paautorizuar tentuan të eksportonin të dhënat e sistemit TIMS, në një hard disk të jashtëm.

Për ekzaminimin e këtij hard disku, Prokuroria e Tiranës kërkoi ndihmën e laboratorit të Prokurorisë së Posaçme.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More