Gjykata Kushtetuese PRANON edhe një tjetër nismë kundër LIGJIT PËR GJUHËN SHQIPE

nga Redaksia

Shkup, 28 janar – Gjykata Kushtetuese e pranoi edhe një iniciativë tjetër për vlerësimin e Ligjit për Gjuhët, i njohur më mirë si Ligji për gjuhën shqipe, shkruan gazeta KOHA. Kjo nismë daton në vitin 2019 dhe është dorëzuar nga një grup avokatësh dhe qytetarësh, si dhe nga partia VMRO-DPMNE. Këta të fundit janë thirrur në seancë përgatitore më 20 mars në orën 10:00, kur objekt debati do të jetë përmbajtja e Ligjit për përdorimin e gjuhëve.

Ndryshe, Gjykata Kushtetuese tashmë ka vendosur të mbajë një seancë përgatitore më 20 mars në lidhje me iniciativat për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, si dhe të kërkojë një “Amicus Curiae”, ose “këshilla miqësore” nga Komisioni i Venecias. Janë 13 iniciativa kundër këtij ligji, ndërkohë që VMRO tashmë në pushtet ka dorëzuar dy prej tyre.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More