Shkup, 8 tetor – “Doktor Vasev ishte gjithmonë i qasshëm dhe korrekt me ne” – kështu dëshmoi bashkëshorti i një pacienteje të ndjerë që vuante nga kanceri i gjirit dhe që ishte trajtuar në Klinikën për Onkologji, në seancën gjyqësore për rastin “Onkologjia 1”. Ai deklaroi se nuk i bashkohet ndjekjes penale kundër doktor Nikolla Vasev, i akuzuar i parë në këtë rast.
“Në fillim, gruaja ime ndihej rehat me terapinë, por më pas më tha se terapia ishte e çuditshme për të. Asaj iu tha se flokët nuk do t’i binin me atë program, dhe ashtu ndodhi. Nuk ranë me atë program. Ajo tha më tej se nuk ndjeu asgjë, tha ‘sikur të mos merrja asgjë’”, tha Aleksandar Gjakev
Bashkëshorti i pacientes së ndjerë vazhdoi me rrëfimin se sa Vasevi i afërt me ta.
“Kur shkuam të merrnim një fashë, infermierja e mbërtheu plagën me një unazë në dorë dhe plaga u hap. Pastaj plaga u zgjerua gradualisht. Doktori Nino Vasev u përpoq me të gjitha forcat me ne dhe ne u shtruam në spital gjatë gjithë kohës. Gjendja e gruas sime u përkeqësua më pas, por Dr. Vasev ishte gjithmonë i afrueshëm dhe i drejtë me ne, nuk e kuptoj pse ai duhet të mbahet përgjegjës në këtë rast”, deklaroi Aleksandar Gjakev.
Sipas avokatit mbrojtës, dëshmia është provë se Vasev nuk është fajtor. Ai kërkoi që të mos merren në pyetje të afërmit e pacientëve të ndjerë, duke theksuar se ata nuk kanë njohuri profesionale për metodat mjekësore dhe mund të ndikojnë emocionalisht në gjykatë.
“Nuk mund ta bëjnë familjarët e pacientëve, ata nuk janë ekspertë, as të arsimuar në atë drejtim, e nuk munden as në aspekt të drejtësisë të thonë diçka. Ata vetëm i tregojnë emocionet e tyre e ndjenjat për humbjen, për të cilën bashkëndjejmë ne të gjithë me ta. Megjithatë ato nuk janë fakte mbi të cilat mund të konstatohet faj i mjekut”, tha Bobi Spirovski.
Kryeprokurori refuzoi kërkesën e mbrojtjes që rasti të transferohet në një tjetër prokurori, duke vlerësuar se procedura është në përputhje me ligjin dhe e udhëhequr profesionalisht. Seanca e radhës është caktuar për më 22 tetor.