Gogu: 19 projektligje të depozituara në Kuvend, objektiv integrimi i vendit në BE

nga D. V.

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu deklaroi sot në seancën plenare në Kuvend se, janë 19 projektligje të depozituara në Kuvend.

Gogu u shpreh se shqyrtimi i tyre lidhet vetëm me një objektiv: integrimin e vendit në Bashkimin Evropian.

“Nuk janë 17, në fakt janë 19 projektligje të cilat kanë ardhur si pasojë e ridërgimit nga Kuvendi me mbylljen e Legjislaturës së kaluar”, tha Gogu.

Pra, shtoi Gogu, “legjislatura e kaluar nuk mundi t’i shqyrtonte këto projektligje dhe Këshilli i Ministrave ka shprehur vullnetin për t’i kthyer mbrapsht, ashtu siç ato kanë qenë, për të vazhduar shqyrtimin, i cili lidhet vetëm me një objektiv: integrimin e vendit në Bashkimin Evropian”.

“Kështu që janë ato projekte, nuk ka asgjë të re dhe nuk ka nevojë që të vazhdojmë me akrobacira procedurale, siç u përdor edhe në fillim procesverbali, një pedanë për të kërcyer nëpër çështje të tjera”, theksoi më tej Gogu.

“Projektet janë aty, puna na pret. Ne mezi e presim opozitën që të vijë me të gjitha alternativat e saj, por nëse do të vazhdoni të harxhoni 10 ditë, siç keni harxhuar 10 ditë dhe nuk keni thënë asnjë fjalë për programin që tashmë është publik, por thjesht kërkoni të drejtën për të folur, ndërkohë që e keni me pash, ne do të vazhdojmë t’i shqyrtojmë ato dhe ju e keni parë gatishmërinë dhe vullnetin tonë”, tha Gogu.

Kuvendi është mbledhur sot në seancë plenare.  Gjatë kësaj seance pritet të miratohet procesverbali i seancës plenare të datës 24 shtator, ku u miratua përbërja e komisioneve të përhershme parlamentare. Po ashtu gjatë seancës sot pritet të miratohet edhe kalendari trejavor i punës së Kuvendit, që më pas do t’i hapë rrugë nisjes nga puna të komisioneve parlamentare.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More