Gripi ka marrë hov, Rexhepi: Nuk është gjendja arlarmante

nga Xh M

Shkup, 9 shkurt – Numri i pacientëve me grip në këtë sezonë të dimrit vazhdimisht po rritet sidomos me fillilim e gjysëmvjetorit të dytë shkollor. Mjeku Shpejtim Rexhepi për TVM2 thotë që mirë është pacientët të vizitojnë mjekun amë që në paraqitjen e simptomeve të para të gripit në mënyrë që ta tejkalojnë më lehtë sëmundjen.

Sipas tij pacientëve të prekur me grip u japin terapi simptomatike.

“Tash meqenëse filloi procesi arsimor fëmijët dhe nxënësit janë kthyer nëpër shkolla dhe numri i të prekurve me gripin sezonal është rritur. Simptomet e përgjithshme janë rritja e temperaturës, dhimbja e fytit, ethe, kollitje si dhe dhimbje në tërë trupin. Ata që janë me imunitet më të dobët kanë edhe komplikime prej gripit që mund të vijë në paraqitjen e bronhitit, pneumonisë dhe bronho-pneumonisë. Terapia fillon me terapi simptomatike e bëjmë një regjim higjieno-dietik, i rekomandojmë pacientëve që të pushojnë më tepër, të konsumojnë lëngje sa më tepër dhe marrjen e mineraleve dhe vitamineve.” – tha mjeku Shpejtim Rexhepi.

Mjeku Rexhepi poashtu potencon se është shumë e rëndësishme që popullata të vaksinohen më shumë kundër gripit sezonal, pasiqë është e vetmja mënyrë e parandalimit të simptomeve të rënda të gripit.

“Kisha rekomanduar që në vitet e ardhshme të bëhet vaksinimi i popullatës, për arsye se vaksinimi është efikas, është i disponueshëm në shtetin tonë dhe ndihmon shumë në parandalimin e shfaqjes së simptomeve të gripit. Te masa që janë me imunitet më të mirë parandalon diku 60-70 përqind paraqitjen e gripit sezonal si dhe te popullata më e moshuar diku 60 përqind parandalon komplikimet si dhe 80 përqind parandalon vdekjen e tyre.” – deklaroi Rexhepi.

Sipas të dhënave të ISHP-së nga 27 janari deri më 2 shkurt, janë raportuar 3.036 raste me grip dhe sëmundje të ngjashme. Janë regjistruar dy vdekje të lidhura me gripin. Bëhet fjalë për personat e moshës 59 dhe 77 vjeç nga Shkupi dhe Sveti Nikolla.

Numër më të lartë me virus të gripit janë në Resnjë, Kavadar, Kratovë, Sveti Nikollë dhe Strumicë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More