Shkup, 13 gusht – MPB njofton se me datë 12.08.2025, në orën 18:55, zyrtarë policorë nga SPB Karposh arrestuan I.A. (55) nga Shkupi, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale sipas nenit 303 të Kodit Penal (rrezikimi i sigurisë së trafikut ajror).
Më konkretisht, më 06.07.2025, rreth orës 18:00, ndërsa helikopteri i policisë po afrohej drejt vendit ku lumi Lepenc derdhet në lumin Vardar, me qëllim të mbushte ujë për shuarjen e zjarrit në rajonin e Bllaces, pilotët vunë re një person që kishte hyrë në pjesën e cekët të shtratit të Vardarit dhe po bënte me duar. Më pas, nga persona të pranishëm në vendngjarje u informuan se ai person kishte hedhur gurë drejt avionit “Bell 412”, për shkak të çka pilotët u detyruan të ndryshonin vendin e mbushjes me ujë, pasi ishin vënë në rrezik të skajshëm për sigurinë e tyre, dhe kjo gjatë kryerjes së detyrave në shërbim të shtetit dhe qytetarëve.
Pas masave dhe aktiviteteve të ndërmarra, I.A. u gjet dhe u arrestua, dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të ngrihet kallëzim penal përkatës.
