IGEO: Reshje të dendura shiu në disa qarqe të Shqipërisë, borë në lartësi mbi 900 metër

nga D V

Instituti i Gjeoshkencës informoi se pasditen e sotme dhe nesër, 29 janar, vendi ynë do të përfshihet nga reshje shiu mesatare deri lokalisht intensive në disa qarqe.

Sipas IGEO, reshjet e dendura do të përfshijnë qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë, Tiranë, Durrës, Vlorë dhe Gjirokastër, ndërsa në qarqet e tjera priten reshje mesatare.

Reshjet pritet të shoqërohen me shtrëngata në të gjitha qarqet.

Në zonat malore në veri dhe verilindje në lartësitë mbi 900m nga niveli i detit reshjet priten në formë dëbore.

Shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve për momente të shkurtra mund të krijojnë probleme të ndryshme si dhe vërshime të ujit në zonat urbane në varësi të sistemit të kanalizimeve në qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë, Vlorë dhe Gjirokastër.

Sot pasdite era pritet të fryjë mesatare deri e fortë, ndërsa nesër pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More