Imuniteti i Ballukut, Berisha: Qeveria po përdor segmente të drejtësisë për të bllokuar funksionimin e saj

nga D. V.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi sot një dëgjesë publike me partitë opozitare, aktorë të shoqërisë civile, përfaqësues të sindikatave, organizatave, medias dhe intelektualë publikë, për të bashkërenduar aksionin opozitar kundër qeverisë.

Gjatë fjalës së tij, Berisha u ndal edhe tek kërkesa e Prokurorisë së Posaçme për heqje e imunitetit të deputetes Belinda Balluku, duke akuzuar mazhorancën se po pengon drejtësinë.

Sipas tij, gjatë kohës kur qeveriste PD “çdo kërkesë, në mënyrë absolute, e paraqitur nga prokuroria, pavarësisht nga konsideratat politike për atë prokurore, është zbatuar pa asnjë lloj komenti.

“Përkundrazi, çdo ministër që u kërkua nga prokuroria të hetohet, ka dorëzuar vetë imunitetin. Ja ku është Fatmir Mediu, imunitetin dhe dorëheqjen. Ai tjetri, Lulzim Basha, dy herë imunitetin.

“Ilir Meta, pa e thirrur vetë ata, më erdhi në zyrë, tha unë tani do të jap dorëheqjen, kjo është shpifje që kanë bërë, është një manipulim i shiritit. Por unë nuk do shkoj atje si zëvendëskryeministër, por do shkoj si qytetar i thjeshtë. Ky është kodi i njeriut me integritet që nuk do të rëndojë dhe që nuk ka frikë nga asgjë”, tha Berisha.

Berisha theksoi se kryeministri Edi Rama “po përdor drejtësinë, segmente të drejtësisë për të bllokuar drejtësinë. Është një lloj grushti shteti që bën”.

Berisha u ndal dhe tek përmbytjet. Sipas tij “dy hidrovorët e Durrësit, ai i Hamallës pa asnjë pompë në funksion, të vjedhura pompat dhe motorët e pompave. Kanë vënë pompa nafte me 30 litra ujë. Durrësi është përmbytur në mënyrë apokaliptike”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More