Ish-e dashura organizoi marrjen peng të 27-vjeçarit në Tiranë — në pranga dy persona, tre të tjerë në kërkim

nga L. M

Tiranë, 10 nëntor 2025 – Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Tiranë, ku një 27-vjeçar u mbajt peng dhe u dhunua për disa orë nga një grup personash që kërkonin para. Policia ka arrestuar dy prej autorëve, ndërsa tre të tjerë janë shpallur në kërkim, mes tyre edhe dy vajza.

Sipas të dhënave zyrtare, në pranga kanë rënë Lusjan Kimza dhe Asmireld Nimani, ndërsa në kërkim janë Klajdi Limani, Monika Marku dhe Suate Cenoaliaj. Hetimet paraprake kanë zbuluar se ngjarja është organizuar nga ish-e dashura e 27-vjeçarit, e cila mësohet të ketë qenë njëkohësisht në lidhje edhe me njërin prej të arrestuarve, Lusjan Kimzën.

Motiv xhelozie dhe përfitimi

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se Kimza, 24 vjeç, pasi ka zbuluar se e dashura e tij vijonte të komunikonte me ish-partnerin, ka organizuar me bashkëpunëtorët e tij rrëmbimin e 27-vjeçarit me qëllim përfitimi financiar.

Të dyshuarit e kanë marrë peng të riun dhe e kanë mbajtur për disa orë në një apartament në Tiranë, ku e kanë dhunuar fizikisht dhe e kanë detyruar të dorëzojë shumën prej 5 mijë eurosh. Më pas, ata e kanë kanosur përsëri, duke kërkuar që të jepte edhe një shumë tjetër.

Zbulimet e policisë

Gjatë kontrollit në banesën e Agustin Kimzës (60 vjeç), babait të Lusjan Kimzës, policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë me municion luftarak, e dyshuar se është përdorur gjatë ngjarjes. Po ashtu, në dhomën e Lusjan Kimzës u gjetën 5000 euro, shuma që dyshohet se i është marrë viktimës.

Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e personave ende në kërkim.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More