Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja lë ambientet e spitalit pas infeksionit në lëkurë, rikthehet në burg

nga D. V.

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, është rikthyer në burgun e Durrësit, pasi për disa javë u trajtua në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” për shkak të një infeksioni të rëndë në lëkurë.

Burime nga Drejtoria e Burgjeve bëjnë me dije se pas stabilizimit të gjendjes shëndetësore, ai u transferua sërish në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale, ku mbahet nën masën e sigurisë “arrest në burg”, raporton euronews.al.

Beqja qëndroi në spital që prej datës 15 korrik, ndërsa në paraburgimin e Durrësit ndodhet prej më shumë se një viti, në kuadër të hetimeve për dosjen SASPAC, e cila lidhet me abuzime me fondet e donacioneve të huaja.

Sipas hetimeve, lista e akuzave ndaj Beqajt është zgjeruar ndjeshëm, duke përfshirë korrupsion pasiv, mashtrim me pasoja të rënda, shkelje të barazisë në tenderë dhe falsifikim dokumentesh.

SPAK ka zbuluar se gjatë viteve 2022-2023, në kuadër të programit SASPAC janë zhvilluar procedura fiktive prokurimi për projekte të financuara nga Bashkimi Evropian, ku fituesit e tenderëve ishin të paracaktuar, në shkelje të hapur të ligjit.

Ndërkohë, përveç këtij hetimi, Beqja po gjykohet edhe me procedurë të zakonshme për të ashtuquajturën dosje e sterilizimit, që lidhet me koncesionin e pajisjeve kirurgjikale në spitale.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More