Izet Mexhiti nga Çairi: “VLEN po ngrihet shtab pas shtabi – fitorja është e pashmangshme!

nga Redaksia

Shkup, 25 shtator – Kandidati i koalicionit VLEN për komunën e Çairit, Izet Mexhiti, në hapjen e shtabit zgjedhor në lagjen Serovë, që mban emrin e heroit kombëtar Adem Jashari, deklaroi se rritja e këtij fronti politik është e pakthyeshme.

“Shtab pas shtabi, po tregohet qartë se VLEN ka marrë besimin e qytetarëve. Ky është sinjali i fuqishëm se Çairi është në anën tonë, në anën e drejtë, në anën e fitores”, u shpreh Mexhiti.

Ai theksoi se në këtë rrugë po bashkohen lagjet, po bashkohen familjet dhe mbi të gjitha po bashkohet Çairi.

“Me VLEN-in do të fitojë secila lagje, do të fitojë secila familje, dhe mbi të gjitha do të fitojë Çairi. Sepse ky është vullneti i qytetarëve dhe ky është premtimi ynë i palëkundur. Bashkë do të fitojmë! Vetëm për ty Çair!”, tha mes tjerash Mexhiti.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More