Dibër, 25 shtator – Dibra priti dje me nderim dhe respekt zv/kryeministrin e parë, Izet Mexhiti, i cili vizitoi qytetin në shoqërim të kandidatit për kryetar komune nga radhët e VLEN, Fisnik Mela.
Kjo vizitë mbart një simbolikë të madhe politike, duke dëshmuar mbështetjen e hapur për kandidaturën e Meles dhe për vizionin e tij zhvillimor për Dibrën. Në mesazhin e tij, Mexhiti theksoi se qyteti ka nevojë për ndryshim, menaxhim të drejtë dhe udhëheqje vizionare që vendos interesin e qytetarëve në radhë të parë.
Fisnik Mela, kandidati i VLEN, paraqitet si përfaqësues i energjisë së re dhe profesionalizmit, i vendosur t’i japë fund stanjacionit shumëvjeçar në komunë.
Vizita e Mexhitit shihet si dëshmi e mbështetjes së fuqishme politike dhe morale, ndërsa për qytetarët e Dibrës përfaqëson shenjën e një faqeje të re drejt zhvillimit dhe prosperitetit.