Jahjaga takon Rashicën: Kosova s’ka nevojë për stres, vetëm për gola në ndeshjet e radhës

nga D. V.

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga është takuar sot me mesfushorin kosovar, Milot Rashicën.

Përmes një postimi në Facebook, Jahjaga thotë se me Rashicën u pajtuan për një gjë, që Kosova nuk ka nevojë për stres të tepërt, vetëm për gola në ndeshjet e radhës, e deri tek kualifikimi për botëror.

“Sot u takova me njërin prej djemve tanë të artë, Milot Rashicen. U pajtuam për një gjë: Kosova s’ka nevojë për stres të tepërt, vetëm për gola në ndeshjet e radhës, e deri tek kualifikimi për botëror. Gjithmonë krenare me djemtë tanë dhe kombëtaren tonë!”, ka shkruar ish-presidentja.

Kombëtarja jonë më 15 nëntor do të jetë mysafire e Sllovenisë, derisa më 18 nëntor e pret Zvicrën në shtëpi.

Rezultatet e këtyre dy ndeshjeve do të jenë vendimtare, nëse Kosova do të kualifikohet apo jo në Kampionatin Botëror që do të mbahet në ShBA, Kanada dhe Meksikë./ Klankosova.tv

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More