Janë gjetur dhe kthyer te prindërit dy fëmijë të humbur në Shkup

nga Xh M

Shkup, 7 nëntor – Në Shkup sot ishin gjetur dhe kthyer te prindërit dy fëmijë të humbur, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Fëmija i gjinisë mashkullore i moshës katër vjeçare, i cili ishte me trotinet dhe nuk fliste, sipas informacioneve të MPB-së, ishte gjetur në orën 11:50 në rrugën “Stefan Cvetkoviq” në Shkup, në afërsi të Bankës Popullore.

“Rreth orës 14:30 fëmija ishte denoncuar si i zhdukur në Stacionin e Policisë Çair dhe shumë shpejtë pastaj në Stacionin e Policisë në Qendër u është dorëzuar prindërve”, qëndron në kumtesën e MPB-së.

Shtojnë se sot në Bit Pazar nga qytetarë kishte gjetur një vajzë pesëvjeçare e cila ishte dërguar në kopshtin “Fidani” prej ku ishte marrë nga nëna e saj.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More