Java sjell vranësira, reshje dhe ulje të temperaturave

nga D. V.

Kjo javë nis me mot kryesisht të vranët, i shoqëruar herë pas here me riga shiu dhe fjolla bore.

Vranësirat do të jenë prezente gjatë gjithë javës, ndërsa reshjet do të jenë më të theksuara në disa zona.

Temperaturat minimale dhe maksimale do të mbeten mbi vlerat zero deri të mërkurën, me përjashtim të viseve malore, ku mund të paraqiten ngrica të dobëta.

Nga e enjtja pritet një rënie e ndjeshme e temperaturave, të cilat do të zbresin dukshëm nën zero.

Era do të fryjë nga drejtime të ndryshme, me intensitet mesatar, ndërsa lokalisht mund të jetë e fortë.

E hënë – Moti do të jetë kryesisht i vranët, me riga shiu. Temperaturat minimale 1–3° kurse ajo maksimale 7–10°C.

Era do fryej kryesisht nga jugperëndimi, me shpejtësi 1–6 m/s/. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More