Ka vjedhur nga pacientët në Onkologji, Prokuroria ka ngritur procedurë

nga Redaksia

Shkup, 25 korrik – Prokuroria Themelore Publike Shkup ka ngritur procedurë kundër një burri 60-vjeçar të dyshuar për vepër penale – Vjedhje e rëndë sipas nenit 236, paragrafi 1, pika 3 e Kodit penal. Vjedhja, njoftoi sot Prokuroria Publike, është kryer në Klinikën e Radioterapisë dhe Onkologjisë, ku ai ka përfituar nga pakujdesia e një pacienti nga Velesi, ka futur dorën në xhep dhe ka marrë 300 euro dhe 28.000 denarë.

Pacienti pak më vonë ka vërejtur se i janë vjedhur paratë dhe e ka raportuar në polici, ndërsa autori i veprës është identifikuar nga pamjet filmike të kamerave të spitalit.

“Duke pasur parasysh se autori i veprës penale më parë ka qenë i dënuar, si dhe guximin me të cilin tani e ka kryer veprën penale në një institucion mjekësor ku në të njëjtën kohë një numër i madh pacientësh në gjendje të rëndë, përfshirë edhe të dëmtuarin, prisnin të merrnin terapinë, nga e cila u varet jeta, prokurori publik i propozoi gjykatësit të procedurës paraprake të caktojë masën e paraburgimit për të dyshuarin. Paraburgimi tashmë është pranuar nga gjykata”, njofton Prokuroria Publike.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More