Analisti Fatos Lubonja komentoi qasjen e PD-së për zgjedhjet e pjesshme të Tiranës, ku do kandidojë përballë socialistes Ogerta Manastirliu, aktori Florian Binaj nën siglën e demokratëve dhe aleatëve të saj.
Lubonja e shikon me dyshim këtë kandidim, pasi më tepër i duket sikur PD kërkon të ruajë figurat dhe deputetët e saj nga kandidimi pasi është e sigurt humbja dhe zgjodhi të konsumojë një figurë jashtë politike.
“E shikoj një ndjenjë nevojë për tu bashkuar. Merret rasti i Tiranës si provë. Pastaj është vizioni. Mendoja se në bashkim do hynte dhe Lëvizja Bashkë. Tendenca për bashkim më duket pozitive, por shohim edhe dështimin aty. Ai që hodhi idenë e parë është tërhequr se kërkonte një kandidat tjetër. Pastaj çështje tjetër çfarë tregon me këtë partia më e madhe, PD.
Hapet vërtet? Apo ruhen kandidatët se kanë mosbesim se nuk fiton. Pra konsumohet një figurë dhe ruhen deputetët tanë. Besoj se është kjo frikë. Një kandidat si Tabaku apo Alimehmeti mund ta kishin bërë këtë hap por nuk e bënë. Hapja shumë e rëndësishme. Mos duhet të hapet dhe partia për njerëz të tjerë?
Zgjedhja e kandidatit është një zgjedhje që siç e gjykoj unë pse ndikon sa i besueshëm është për palën njëri apo tjetri. Duhet të një kandidat i besueshëm për të gjithë. Është një provë që do e shohim në fund rezultatin. Nuk jam optimist”, tha Lubonja në rubrikën informative të drekës në News24.