Kim Kardashian përballet me sfidën e provimit të jurisprudencës, por shfaqet e relaksuar në pushime luksoze

nga D. V.

Kim Kardashian nuk po lejon që zhgënjimi i saj i fundit në provimin e jurisprudencës ta ndalojë të shijojë jetën dhe të ndajnë momente me fansat.

Ylli 45-vjeçar publikoi fotografi seksi me bikini gjatë festës së ditëlindjes së Kendall Jenner, vetëm një ditë pas lajmit se nuk e kishte kaluar testin rigoroz.

Postimi, i shoqëruar me një emoji palme, tregoi Kim duke shijuar pushime në ishullin privat të Karaibeve, Mustique, nga plazhi deri te perëndimi i diellit, duke jetuar në luksin që shumkush vetëm mund ta ëndërrojë, shkruan DailyMail.

Dita e mëparshme, Kardashian ndau lajmin e provimit të jurisprudencës: “Epo… nuk jam ende avokate, thjesht luaj rolin e një avokateje të veshur shumë mirë në TV”, shkroi ajo, duke iu referuar serialit të saj të ri në Hulu, All’s Fair.

Kim shtoi se ishte afër kalimit dhe se dështimi nuk është fundi, por karburant për të vazhduar: “Isha shumë afër kalimit dhe kjo më motivon edhe më shumë. Le të fillojmë”.

Në të kaluarën, Kardashian ka qenë e hapur me fansat për udhëtimin e saj ligjor dhe aspiratat për t’u bërë avokate, duke ndarë përvojat e saj nga Programi i Studimit të Zyrës Ligjore të Kalifornisë (LOSP), ku përfundoi diplomimin pas një rrugëtimi gjashtëvjeçar. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More