Kina synon 5% rritje ekonomike për vitin 2025

nga V.E.

Gjatë vitit 2024, Kina pati një rritje të PBB-së prej 5 për qind, duke u përfshirë ndër ekonomitë kryesore me rritjen më të madhe në botë dhe duke kontribuar për afro 30 për qind të rritjes ekonomike globale. Tregtia e jashtme kineze shënoi rekord në vëllimin e përgjithshëm dhe përqindja e saj në tregun ndërkombëtar pati rritje të vazhdueshme. Ndërkohë, rezerva valutore e Kinës i kaloi 3.2 trilionë dollarët amerikanë- nënvizoi krahas të tjerash kryeministri kinez Li Qiang në fjalën e tij përpara Asamblesë Kombëtare Popullore , që po zhvillon punimet në Pekin

Vitin e kaluar, punësimi dhe çmimet në Kinë kanë ruajtur qëndrueshmërinë e përgjithshme, me shtimin e 12.56 milionë vendeve të punës, me një nivel mesatar të papunësisë së anketuar në zonën urbane prej 5.1 për qind dhe me rritje të treguesit të çmimeve të konsumit prej 0.2 për qind.

Në raport thuhet se Kina ka bërë një përparim të qëndrueshëm në sigurimin e mirëqenies së popullit, me një rritje të të ardhurave të disponueshme për frymë prej 5.1 për qind vitin e kaluar.

Objektivat kryesore të zhvillimit për këtë vit janë rritja e PBB-së prej rreth 5 %, niveli i papunësisë së regjistruar urbane prej afro 5.5 %, krijimi i më shumë se 12 milionë vendeve të reja të punës në qytete, rritja e çmimit të konsumit prej rreth 2 %, rritja e sinkronizuar e të ardhurave të banorëve dhe rritjes ekonomike, ruajtja e ekuibrit bazë të bilancit të pagesave, prodhimi i drithërave prej afro 700 milionë tonë, ulja me rreth 3 % e konsumit të energjisë për njësi të PBB-së dhe vazhdimi i përmirësimit të cilësisë së mjedisit ekologjik

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More