Koçiu: 345 mjekë dhe 1575 infermierë të punësuar me transparencë dhe meritokraci

nga D. V.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka përcjellë sot shembullin e një të riu që ka aplikuar në portalin “Infermierë për Shqipërinë” pas përfundimit të studimeve dhe tashmë është punësuar në Spitalin Universitar të Traumës.

Ministrja Koçiu e cilëson rastin e të riut, një nga ata shembuj që japin energji për të vazhduar më tej, ndërsa thotë se Enriko pas aplikimit dhe konkurrimit në portalin “Infermierë për Shqipërinë”, sot Enriko është punësuar në Spitalin Universitar të Traumës, aty ku përkushtimi dhe profesionalizmi bëjnë diferencën çdo ditë.

“Vetëm gjatë vitit 2024 dhe deri më 31 mars 2025, përmes portaleve “Mjekë për Shqipërinë” dhe “Infermierë për Shqipërinë”, janë punësuar me transparencë dhe meritokraci: 345 mjekë dhe 1575 infermierë”, pohon Koçiu.

Nga ana e tij, i riu Enriko Paluka shprehet se pas përfundimit të shkollës së infermierisë tek Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike, konkurroi në Portalin Shtetëror për një vend në infermieri. “Sapo firmosa pranë Spitalit Universitar të Traumës. Çdo gjë ishte transparente, e drejtpërdrejtë, konkrete dhe shumë e qartë. Na është shpjeguar hap pas hapi procedura se si ne duhet të aplikojmë dhe të firmosim dhe të fillojmë një vend pune. Unë jam i kënaqur me atë që kam zgjedhur, deri tani është çdo gjë në rregull”, thotë ai.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More