Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu zhvilloi sot një takim me ministren e Drejtësisë së Belgjikës, Annelies Verlinden dhe ministren e Azilit dhe Migracionit, Anneleen Van Bossuyt.
Koçiu u shpreh se bashkëpunimi me Qeverinë e Belgjikës është dëshmi e besimit dhe partneritetit të ngushtë që na bashkon në përballjen me sfidat si lufta kundër krimit të organizuar, sekuestrimi dhe konfiskimi i pasurive me burim kriminal dhe menaxhimi i qëndrueshëm i migracionit.
Ministrja Koçiu u shprehu mirënjohjen dy ministreve të qeverisë belge, për mbështetjen dhe besimin e tyre të vazhdueshëm ndaj Shqipërisë.
“Mbetemi të vendosur për të vijuar këtë partneritet të frytshëm, me synim forcimin e bashkëpunimit dhe arritjen e rezultateve të përbashkëta në shërbim të sigurisë për qytetarët tanë”, u shpreh Koçiu në postimin në rrjetet sociale.