Kompanitë energjetike nuk do të kërkojnë rritjen e çmimit të rrymës

nga Xh M

Drejtori i përgjithshëm i SHA EMV, Lazo Uzunçev nuk pret që të ketë ndryshime në çmimin me të cilin kompania shet energjinë elektrike te furnizuesi universal EVN Home.

Siç thekson Uzunçev në takimin e sotëm me gazetarët në Ministrinë e Energjetikës, në tremujonin e parë të këtij viti kanë arritur të ulin çmimin prodhues të energjisë elektrike në 98,9 euro për megavat orë ku çmimi prodhues në KME Manastir e cila vitin e kaluar ishte 128 euro megavat orë tani është 96 euro.

“Arritëm që për 7 për qind ta ulim çmimin prodhues pa përdorur potencialin hidrik, për të cilin çmimi prodhues është mes 22 dhe 27 euro për megavat orë. Nuk ishim në gjendje ta përdorim, pasi udhëheqësia e mëparshme e EMV-së vitin e kaluar përdori masivisht prodhimin hidrik dhe me 1 shtator të vitit 2024 e morëm menaxhimin e kompanisë, potenciali hidrik ishte vetëm 9 për qind, ndërsa zakonisht më 1 tetor, para fillimit të sezonit të ngrohjes duhet të jetë 50 për qind. Më 1 janar të këtij viti, hymë me një potencial hidrik prej 6 për qind, ndërsa tani është 48 për qind. Qëllimi ynë është që më 1 tetor të arrijmë të paktën 50 për qind, ose rreth 300 gigavat orë”, tha Uzunçev.

Ai konfirmoi se realizimi i planit për prodhimin e energjisë në SHA EMV në tremujorin e parë ka qenë 35 për qind, në tremujorin e dytë është brenda planifikimit, ndërsa në tremujorin e tretë dhe të katërt parashikohet kalimi i planit me qëllim që ky vit të mbyllet me fitim, edhe nëse është vetëm një cent euro.

SHA EMV vitin 2024 e përfundoi me një humbje prej 123 milionë euro, ndërsa në vitin 2023 kishte fitim prej 3 milionë euro, që sipas Uzunçevit është rezultat i subvencioneve që Qeveria ia transferoi kompanisë.

SHA EMV aktualisht furnizuesit universal i shet energjinë elektrike për çmimin 62 euro për megavat orë dhe për këtë arsye nuk merr subvencione nga Qeveria.

Se nuk do të kërkojnë rritje të çmimit të energjisë elektrike në pjesën e tyre konfirmuan edhe drejtorët e MEPSO-s, Burim Latifi dhe të MEMO-s Zoran Gjorgjievski.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More