Konfirmohet marrëveshja/ VLEN do të udhëheq me Higjienën Komunale dhe Parqe e Gjelbërim në Shkup

nga D. V.

Shkup, 14 tetor – Burime mirë të informuara pohojnë se është konfirmuar marrëveshja mes koalicionit VLEN dhe kryetarit të Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, sipas së cilës VLEN do të udhëheq së paku me dy drejtori të rëndësishme në kuadër të administratës së qytetit, edhe atë Higjiena Komunale dhe Ndërmarrja për Parqe dhe Gjelbërim.

Kuadër i VLEN-it do të marrin përgjegjësi të plotë dhe direkte në menaxhimin e këtyre dy sektorëve strategjikë për jetën urbane të qytetarëve të Shkupit.

Ndërkohë, kandidati i VLEN për komunën e Çairit, Izet Mexhiti gjatë prononcimeve të tij publike, ka theksuar se askush nuk do të largohet nga puna dhe se do të zgjidhin statusin e tyre.

Një pjesë e të punësuarve në keto dy drejtori punojnë me vite të tëra pa kontrata të rregullta dhe nuk kanë marrë paga për muaj të tërë e janë pa vendime pune.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More