Një fotograf nga Tasmania është bërë personi i parë që fotografon një kuol që shkëlqen në shkurre.
Ben Alldridge shkrepi fotografinë mahnitëse të kafshës që biofluoreshon nën dritën ultravjollcë të padukshme, transmeton Telegrafi.
Thuhet se është hera e parë që ky fenomen shkëlqimi është regjistruar në habitatin natyror të marsupialit të rrezikuar.
Alldridge tha se efekti i shkëlqimit është për shkak të leshit të kafshës që thith rrezet ultra vjollcë dhe riemeton ngjyrat e dukshme, një fenomen i njohur që ndodh tek shumë gjitarë, përfshirë ‘djallin’ e Tasmanisë dhe vombatët.
“Kur leshi i tyre normalisht ka ngjyrë të çelët ose të zezë, nën gjatësi vale të caktuara drite, ata shfaqin një proces të referuar si biofluoreshencë – si versioni natyror i një këmishe të bardhë që shkëlqen në një diskotekë”, tha Alldridge.
Qëllimi i tij biologjik mbetet spekulativ, me teori se lidhet me komunikimin, kamuflazhin ose çiftëzimin, veçanërisht në kushte me dritë të ulët.
Meqenëse shumë kafshë nate, si marsupialët, mund të shohin dritën ultra vjollcë ose kanë shikim të ndjeshëm ndaj gjatësive të valëve të kaltra dhe jeshile, fluoreshenca mund të jetë një sinjal vizual që ato mund ta përdorin, ndërkohë që mbeten më pak të dukshme për grabitqarët.
Alldridge tha se do të vazhdojë të punojë për të deshifruar misterin.
