Krijohen 11.98 milion vende të reja pune ne 11 muaj

nga Xh M

Kina krijoi gjithsej 11.98 milionë vende të reja pune në zonat urbane në 11 muajt e parë të vitit, treguan të dhënat zyrtare nga Ministria e Burimeve Njerëzore dhe Sigurimeve Shoqërore, citon “Xinhua”.

Që nga fillimi i këtij viti, situata e punësimit ka qenë përgjithësisht e qëndrueshme te të rinjtë, përfshirë të diplomuarit, ndërsa shkalla e punëtorëve migrues në zonat rurale vazhdoi të rritet.

Këtë vit, ministria vazhdoi të zbatonte politika të tilla si ulja e tarifave të sigurimit për papunësinë apo dëmtimet në punë, të cilat u vendosen sipërmarrjeve, si dhe forcimin e mbështetjes për subjektet e biznesit në fusha të ndryshme.

Sipas të dhënave, gjatë periudhës janar-shtator, gjithsej 80.2 miliardë juanë (11.2 miliardë dollarë amerikanë) u lëshuan në subvencione punësimi për ndërmarrjet në mbarë vendin, për të inkurajuar punësimin.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More