Shkup, 8 mars – Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot do të vizitojë Komunën e Sveti Nikollës.
Mickoski do të inpektojë aktivitetet ndërtimore për ndërtimin e rrugës “Zhivko Çingo”, projekt me vlerë prej pesë milionë denarë, mjete të siguruara nga buxheti shtetëror përmes thirrjes së parë publike për mbështetje financiare të komunave, si dhe për ndërtimin e sallës sportive të mbuluar në SHMK “Koço Racin” për çka do të shpenzohen gjashtë milionë denarë, mjete të siguruara nga Qendra për Zhvillim e Rajonit Planor të Vardarit.
