Kryeparlamentari Gashi: Çerdhja e parë në Hasanbeg bëhet realitet

nga D. V.

Shkup, 7 gusht – Hasanbegu shumë shpejt do të ketë çerdhen e tij të parë! Lajmi është konfirmuar edhe nga Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, i cili në një status të fundit ka shprehur entuziazmin e tij për këtë zhvillim të shumëpritur nga banorët e kësaj zone të Gazi Babës.

Para disa muajve paralajmëruam, ndërsa sot çerdhja e parë në Hasanbeg po bëhet realitet”, shkroi Gashi, duke vlerësuar marrëveshjen e nënshkruar mes Ministrisë përkatëse dhe tetë komunave për ndërtimin dhe adaptimin e objekteve për mbrojtje të fëmijëve dhe përkujdesje sociale.

Në mesin e tyre përfshihet edhe ndërtimi për herë të parë i një çerdheje në fshatin Hasanbeg, një investim që Gashi e cilëson si veçanërisht të rëndësishëm për banorët lokalë.

“Si dikush që vjen nga kjo komunë dhe që e njeh mirë nevojën për investime të tilla, ndihem veçanërisht i gëzuar për këtë hap të rëndësishëm për familjet dhe fëmijët tanë”, theksoi ai.

Ai përfundoi mesazhin e tij me një falënderim për bashkëpunimin ndërinstitucional, duke thënë: “Kur institucionet bashkëpunojnë, rezultatet nuk mungojnë. Urime!”

Ky është një tjetër hap konkret drejt përmirësimit të kushteve jetësore dhe sociale për qytetarët, në veçanti për prindërit dhe fëmijët e kësaj zone periferike të Shkupit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More